Në një video të ndarë në rrjetet sociale, stilisti i flokëve Ardi Borova kishte pyetur ndjekësit se sa herë në javë duhet të lahen flokët. Përgjigjet ishin të ndryshme, por në fund ai postoi versionin e tij duke thënë se flokët mund të lahen sa herë ndihet e nevojshme, por mjafton që një herë në javë të lahen mirë dhe në thellësi, ndërsa herët e tjera mjafton një sasi e vogël shampoje ose thjesht ujë.
Duke e shpjeguar më tej videon në programin “Rudina” në Tv Klan, Ardi tha se edhe uji mjafton të largojë një përqindje të madhe të papastërtisë së flokëve. Problemi janë shampot të cilat në përmbajtje kanë kripë dhe përdorimi i tepërt shkakton tharje të flokëve.
Ardi Borova: Sot në treg ka tipologji të ndryshme nga shampo për larje të shpeshta, ditore dhe shampo trajtuese për probleme si zbokthi, rënia, yndyra, shumë specifike, të targetuara.
Rudina Magjistari: Flokë të lyer, flokë të djegur…
Ardi Borova: Këto janë akoma amë problematike po të përdoren shumë shpesh se në vend që të na rregullojnë një punë, na prishin një punë tjetër. Floku dhe lëkura sidomos nuk ka nevojë t’i bëhet një larje e tillë e përditshme dhe mjafton edhe një shpëlarje e lehtë, me një gjoja shampo po i themi, të holluar fare me ujë për atë ritualin.
Rudina Magjistari: Sa më pak kimikate.
Ardi Borova: Shumë njerëz nuk e dinë që baza kryesore e një shampoje është kripa. Kripa është shumë agresive për lëkurën. Është si te ushqimi, nuk mund të hedhësh kripë pafund për të ngrënë.
Rudina Magjistari: Kripa bën dëm, patjetër.
Ardi Borova: Bën dëm dhe krijohet acarimi i lëkurës, shikojmë lëkura të skuqura, dermatit, kalim edhe në zbokth, acarime, kruarje dhe të gjithë ia vënë fajin jo produktit, jo jetës, patjetër që të gjitha ndikojnë, por ndikuesi kryesor është shampoja dhe pastaj vjen uji që ne përdorim. Prandaj e kam theksuar që nuk lahen flokët përditë./tvklan.al