Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Çukas të Lushnjes.
Viktima është një këmbësor. Siç ka mësuar gazetarja Anila Sefa, viktima është 63-vjeçari Namik Halili nga Durrësi.
Në momentin e ngjarjes, 63-vjeçari ka qenë duke mbledhur bar. Në momentin që do kalonte rrugën ka qenë i ngarkuar me një deng bari dhe është përplasur.
Po ashtu policia ka identifikuar edhe shoferin që e ka përplasur. Ai u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje./tvklan.al