Trajneri Pep Guardiola deklaroi se është i vetëdijshëm për pasojat financiare në rast dështimi të Manchester City për të arritur në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve, ndërsa skuadra e tij do të përballet në mbrëmjen e se mërkurës ndaj Club Brugge.

Anglezët kanë nevojë për një fitore që të vazhdojnë të shpresojnë.

City e ka kaluar fazën e grupeve çdo vit që kur në stol u ul tekniku spanjoll nga viti 2016, por në këtë sezon me formatin e ri ata rrezikojnë.

8 ekipet e para kualifikohen direkt, ndërsa ato deri në vendin e 24 shkojnë në play-off. City pozicionohet në vend të 25.

“Nuk jam aq naiv sa të mos e di se sa e rëndësishme është financiarisht për klubin të kualifikohet në këtë kompeticion. Kjo mund të ndikojë te klubi, por, natyrisht ne duam të kualifikohemi për arsye sportive. Në pesë ose gjashtë vitet e fundit, shpenzimet në këtë klub kanë qenë të mahnitshme. Qëndrimi i tij është që nëse duam të shpenzojmë, do ta bëjmë! Nëse jo, atëherë nuk do të bëhen shpenzime! Me Klub Bruzhin do të jetë një sfidë e vështirë! Ata kanë bërë mirë! Është finale për të dy ne”.

City fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2023 dhe Guardiola dëshiron që skuadra e tij të bëjë diçka të veçantë në sfidën ndaj belgëve, që të mund të arrijë rezultatin e kërkuar.

Anglezët e mposhtën Klub Bruzh 5-1 dhe 4-1 në sezonin 2021-2022, por trajneri katalanas tha se belgët aktualisht janë shumë më ndryshe nga skuadra me të cilën luajtën tre sezone më parë.

Klan News