Për të gjithë sipërmarrësit e rinj tashmë për herë të parë mbërrin edhe në Shqipëri, start up-i Plug and Play Tirana, te Piramida, e cila ndodhet në mbi 60 qendra të ndryshme të botës.
Vendimi për të sjellë këto shërbime inovative për industri të ndryshme erdhi pasi Shqipëria po kthehet në qendrën rajonale të këtyre sipërmarrjeve.
“Si një ndër platformat madhore globale për start up, Plug and Play me të vërtetë ka filluar rritjen e vetë globale dhe zgjerimin e vetë global viteve të fundit. Rrjedhimisht pas një analize, po e quajmë shumë të thoktë dhe zhvillimi e trendeve pozitive që Shqipëria ka pasur vitet e fundit, sigurisht në turizmin, por edhe në fushat e tjera si në energji të ripërtëritshme, etj. Kemi vlerësuar që Shqipëria definitivisht mund të jetë një prej qendrave rajonale ku start-up-et e rajonit dhe më shumë mund të kenë mundësinë për t’u zhvilluar dhe për t’u shndërruar në lider dhe kompani globale”, tha drejtori Uranik Begu.
Ky start up u ofron mundësinë të rinjve dhe të rejave që të krijojnë produkte inovative që i shërbejnë vendit të tyre.
“Trend që kemi parë vitet e fundit në rajon edhe në Shqipëri sigurisht është trendi i ‘outsource’ i të rinjve që po programojnë për kompanitë e huaja, kurse atë me Plug and Play, realisht po mundohemi që ato të rinj e të reja të krijojnë produkte për vendin e vet, të krijojnë kompani vendore të cilat do të jenë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme, mirëpo do të krijojë një model të qëndrueshëm për zhvillimin e tyre si kompani, por edhe të vendit në përgjithësi. Tirana vitet e fundit ka treguar një shembull të mirë në organizimin dhe nikoqirllëkun që ka patur rreth organizimeve të ndryshme si kryeqyteti i sportit, kryeqyteti i rinisë, të shumë gjërave të tjera të cilat kanë tërhequr vëmendjen të kompanive si Plug and Play për të hapur prezencën e tyre në Tiranë”, tha Begu.
Plug and Play Tirana do të inaugurohet pasditen e së mërkurës ku do të jetë prezent edhe Kryeministri Rama. Ndërsa aplikimet online për të interesuarit do të jenë të hapura deri më 16 Shkurt.
Klan News