“Pasaporta”, filmi më i ri i Eduart Grishajt është prezantuar në kinema prej 17 janarit. Një projekt mbresëlënës ku xhirimet janë realizuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali e deri në Meksikën e largët duke sjellë një standard të ri në kinematografinë vendase.

Për të treguar më shumë rreth tij, regjisori është i ftuar në “Rudina” në Tv Klan. Sapo hyn, ai nuk e fsheh emocionin dhe kënaqësinë duke zbuluar se kjo është hera e tij e parë në ambientet e Televizionit Klan dhe në studion e “Rudinës”.

Eduart Grishaj: Jam shumë i lumtur që po futem në derën e Klanit për herë të parë dhe po e fillojmë bashkë. Është hera e parë.

Rudina Magjistari: Do të të shkojë mbarë se studioja ime sjell mbarësi. Hera e parë që ti je në Klan ë?

Eduart Grishaj: Po. Mezi po e gjeja se ku janë studiot sepse nuk kam ardhur asnjëherë tjetër më përpara.  E hapim bashkë kapitullin e ri të televizionit të ri i ftuar në studio./tvklan.al