Një 48-vjeçar ra në prangat e policisë së Krujës, pasi qëlloi me armë zjarri gjatë kohës që policia shkoi të kryente një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, policia konstatoi një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, Artur Sala ka qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli. 

Klan News