Nuk gjetëm lirinë dhe demokracinë e kërkuar në vitin 1990 brenda Partisë Demokratike drejtuar nga Berisha. Kështu ka deklaruar sot një nga anëtarët e kryesisë së re demokratike Albert Brojka i cili ka shpjeguar arsyet e pjesëmarrjes në këtë formacion të ri.

“Nuk e gjeja dot vendin tim tek Partia Demokratike ku të shprehja lirshëm mendimin tim, të kërkoja lirshëm konkurrencën e alternativës sime. Ku të respektohesha për vendimin tim, të votohesha për vendimin tim dhe jo vetëm unë, por dhe shumë të tjerë nuk e gjetëm lirinë dhe demokracinë që kishim kërkuar në vitin ’90. Kjo është arsyeja që u rigrupuam përsëri të gjithë sëbashku për të sjellë dhe njëherë në pah vlerat e dhjetorit 1990 dhe për t’a drejtuar më mirë Shqipërinë në këtë situatë të vështirë që na kanë lënë.”

Sipas Brojkës qëllimi i partisë së re është pjesëmarrja aktive në zgjedhjet parlamentare.

Qëllimi ynë është të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për këta të cilën ne bëmë një strukturë të brendshme provizore deri në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se jemi një alternative shumë e konkurrueshme dhe e besueshme qoftë për PS-në apo për PD-në. Shpresoj të kemi sukses sepse qëllimi ynë është që të drejtojmë vendin në këtë situatë të vështirë dhe nëse nuk do të jemi të suksesshëm për të fituar.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego