Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Krerët e Partisë së Re Demokratike, të paftuar në tryezën e partive parlamentare, e thirrur nga PD, e kanë cilësuar atë një show politik. Sipas Albert Brojkës, tryeza do të kishte vlerë, po te ishin ulur përballë njëri-tjetrit, Nano dhe Berisha.
Albert Brojka:- “Zoti Berisha nuk është i interesuar, që në atë tryezë partish politike të jetë edhe partia jonë, sikurse dhe vetë pozita, PS nuk është e interesuar, pasi ne jemi në opozitë qoftë me pushtetin aktual, qoftë me opozitën aktuale që nuk dinë të drejtojnë vendin. Përsa i përket tryezës, mendoj që është një dështim, ashtu si pritej, pasi nuk mund që dy forca konfliktuale, që se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për dhjetë vjet ta gjejnë në këto momente, kur kërkojnë të ndajnë Shqipërinë sipas zonave elektorale dhe interesave të tyre. Nëse do të kërkohej vërtet një mirëkuptim mes këtyre partive, do të ishte mirë të takoheshin zoti Nano dhe zoti Berisha dhe jo Malaj e Bode”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego