Alma Katragjini: “1 milion lekë shqiptare, 320 euro, 250 dollarë, pesë copa kompjuterë të prodhimit të viteve të fundit, katër copë skanerë dhe fotokopje, tre copë dëshmi për drejtimin e automjeteve të tipeve të reja, të cilat ishin të falsifikuara, të plotësuara dhe me emër të shtetasve të ndryshëm. 150 copë vërtetim hyrje për automjete në dogana, 23 copa dokumente në gjuhën italiane, të cilat përdoren për pajisjen me dokumente të automjeteve, pesë copë leje qëndrimi italian të paplotësuara, pesë copa pulla franceze të paplotësuara, pesë copë pulla italiane të paplotësuara, 80 copë CD të mbushura me programe të ndryshme të kompjuterëve, materialet që shërbejnë për prodhimin e dëshmive të drejtimit të automjeteve si dhe një numër i konsiderueshëm dokumentesh, të cilat të falsifikuara, vërtetime të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë të vulosura, të firmosura, por të paplotësuara si dhe vërtetime bashkie e të tjerë”./tvklan.al