Carlo Ancelotti është i bindur se Kylian Mbappe do të gjejë rrugën e golit në krye të ofensivës së Real Madridit, ndërsa në përballjen ndaj Vajadolid ai nuk shënoi.
25-vjeçari realizoi ëndrrën e tij dhe u transferua te “galaktikët” në këtë merkato vere pas përfundimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Te parisienët, sulmuesi luante në të majtë të ofensivës, duke u kthyer në makineri golash.
Që kur mbërriti në Spanjë, ylli francez ka luajtur në të trija sfidat në La Liga, por ende nuk ka arritur që të festojë golin.
Por për tranerin Carlo Ancelotti kjo nuk përbën problem.
“Mbappe është një sulmues spektakolar, është shumë i shpejtë, lëviz shumë mirë pa topin. Pati tre shanse në sfidën e fundit. Mendoj se në atë pozicion do të shënojë, gjithnjë e ka bërë. Nuk mendoj se duhet që të luajë në të majtë apo në të djathtë. Ai do të shënojë gola”.
Në të majtë të sulmit ka luajtur Vinicius Jnr, i cili ka pasur shumë sukses në sezonet e fundit.
Nisur nga kjo, Mbappe do të luajë në qendër të ofensivës, pozicion ku ai festoi shënimin e golit në finalen e Superkupës UEfA ndaj Atalantës.
Por në dy sfidat në La Liga, francezi ka marrë kritika.
Mbape u zëvendësua nga talenti brazilian Endrik, i cili realizoi.
Klan News