Andis Harasani: “Nuk ka vend në botë që vetëm 50 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, me një procedurë dy deri në tre orëshe merr borxh me kushtet më të këqija të mundshme mbi 5% të GDP-së. Nuk ka vend demokratik në botë ku në kushtet e krizës botërore ekonomike në seancën e fundit parlamentare pritet të futen në urgjencë rreth 500 milion dollarë kredi. Nuk është argument të thuash se po marrim kredi thjesht për të mbaruar një vepër publike pasi në radhë të parë kjo vepër publike duhet të ishte mirëllogaritur në kohë sesa do të kushtonte dhe nga ana tjetër dhe me këtë shumë që po merret në kushtet më ekstreme kjo vepër nuk përfundon. Shqetësimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk është vetëm për kredinë 250 milion euro, por është dhe për 200 milion euro të tjera kredi, të cilat merren në kushtet më të papranueshme të mundshme.”/tvklan.al