Ish-kapiteni i Kombëtares përgatit talentet në Amerikë

Lojtari im i preferuar është Robert Lewandowski”. “Lojtari im i preferuar Lionel Messi”. “Lojtari im i preferuar Ronaldinho”.

Këta fëmijë më së shumti shqiptarë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një futbollist që i frymëzon, por mbi të gjitha i bën bashkë kjo lojë. Ata stërviten nga ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, sot lojtar me New York Cosmos dhe nga bashkëlojtari i tij Bledi Bardhi. Ansi dhe Bledi po përpiqen të japin nga përvoja e tyre disa herë në javë në këtë fushë.

Këto fëmijë të marrin sa më shumë nga eksperienca jonë që të jeni gati për nesër”.

“Të japim këtyre fëmijëve që ta vazhdojnë në shkollë ose në nivel profesional dhe të kenë një të ardhme në futboll apo çfarëdo që bëjnë në jetë”.

Këta fëmija kanë pasur një shtysë për këtë zgjedhje që nesër mund ta kenë një profesion.

Zgjodha të luaj futboll, pasi më pëlqen të vrapoj, pastaj jam rritur në një familje që e pëlqen futbolli dhe mendoj se na bën njerëz më të mirë”.

Zgjodha të merrem me futboll, pasi babai im ka luajtur për 20 vite dhe i pëlqen të luaj dhe unë”.

Përvojën e tij gjatë një seancë e përçoi edhe sulmuesi i New York City, Ismael Tajouri.

Po bëjnë një punë të mirë me këta fëmijë me këta fëmijë që e kanë pasion futbollin dhe do të zbulojnë lojtarë të mirë për të ardhmen. Jam në këtë stërvitje që të të shikoj talentet që ndodhen këtu të flas me ta”.

Ndoshta një ditë ndonjërin nga këta vogëlushë do ta shikojmë të luajë si profesionist apo të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë, duke ndjekur rrënjët e prindërve.

Tv Klan