Presidenti rus Vladimir Putin beson se fati i luftës në Ukrainë është kthyer në favor të Rusisë.

“Vitin e kaluar 300 mijë njerëz iu bashkuan ushtrisë sonë për të luftuar në Ukrainë. Këtë vit kemi 430 mijë, ndaj kemi një pikë kthese në front. Kemi marrë në dorë plotësisht nismën luftarake”, tha Putin.

Megjithatë shefi i Kremlinit pranoi për të parën herë se ai që e quan “operacion special” në Ukrainë po i kushton shtrenjtë Rusisë.

“Po shpenzojmë 6.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, por këto shpenzime nuk mund t’i rrisim pafundësisht”, tha Putin.

Për situatën në Ukrainë foli për të parën herë edhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Në një intervistë për televizionet italiane, Merkel tha se nuk e priste që Putin të sulmonte Ukrainën, por situatën e lidh me pandeminë e koronavirusit.

“Që nga ajo kohë nuk u takova dot me Putinin, pasi kishte frikë nga Covid-i dhe nuk mundëm më të flisnim kokë më kokë”, tha MErkel.

Lufta në Ukrainë nisi gati 3 muaj pasi Merkel u largua nga posti.

Tv Klan