Policia në Korçë vuri në pranga një 54-vjeçar të shpallur në kërkim. Ai është dënuar me 7 vjet burg për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike.
Aleks Kreshpanji ishte dënuar me 7 vjet burg me vendim në datën 27 Nëntor të këtij viti. Grupi që ai bënte pjesë shiste drogë në Qarkun e Korçës.
Policia e Korçës
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Pojan”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
I dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al