Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.
Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë takim nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe ministrat Blendi Gonxhja, Igli Hasani dhe Adea Pirdeni.
Kujtojmë se një ditë më parë eurokomisionerja Kos tha se shpreson në mbylljen e grup-kapitujve me Shqipërinë brenda mandatit të saj 5-vjeçar. Ajo u shpreh se BE dhe Shqipëria do të vijojnë përpjekjet për një të ardhme të përbashkët dhe të lulëzuar.
Ndërkohë më herët Shqipëria nënshkroi me BE-në Partneritetin për Sigurinë dhe Mbrojtjen./tvklan.al