Vihet në pranga në një operacion të pazakontë policor, presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol, i cili bëhet i pari president në detyrë në historinë e vendit që arrestohet.

Siç duket edhe në këto pamje, efektivë të shumtë, rreth 1 mijë ndërhynë në rezidencën e 64-vjeçarit duke kurorëzuar me sukses javë të përpjekje për ta dërguar atë para prokurorëve të cilët kanë ngritur ndaj tij akuza për grusht shteti, pas shpalljes për pak orë prej tij më 3 Dhjetor të ligjit ushtarak me synimin për të arrestuar deputetët e opozitës që kanë shumicën në parlament.

Siç duket edhe në këtë foto, policët prenë telat me gjemba të barrierave që rrethonin rezidencën presidenciale dhe forma të tjera për të hyrë nga dritaret, pasi portat dhe rrethimi ishte blinduar nga trupat e sigurisë së presidentit.

Jun Suk Jeol nuk ka pranuar të dëshmojë para prokurorëve, pasi e konsideron të jashtëligjshëm pezullimin e tij në Dhjetor për ti hapur rrugë shkarkimit. Ai akuzon opozitën si shërbëtore të Koresë së Veriut. Mbështetësit e tij shoqëruan arrestimin me përleshje me policinë.

Tv Klan