Veprimi i një djali të ri ka ngjallur zemëratë në rrjetet sociale. Një 25-vjeçar ka realizuar një video ku shfaqet duke larë gomat e makinës së tij Lamborghini me shampanjë të shtrenjtë.
Më pas videon e ka publikuar në rrjetin social TikTok. 25-vjeçari është djali i një biznesmeni dhe manjati rumun.
Victor Micula 25 vjeç, në videon që ka realizuar, ka thënë për ndjekësit e tij në TikTok se donte të bënte një eksperiment se cila shishe, Moët & Chandon apo Cristal, do të pastronte më mirë gomat e makinës së tij.
Pasi derdh shishet me pije mbi rrotat e makinës, Victor nxjerr nga xhepi maskën e fytyrës dhe fillon të pastrojë timonin e Lamborghini.
“Isha kurioz, cila nga dy shampanjat lan më mirë rrotat e Lamborghini. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë maskën e fytyrës, e cila është dobishme për diçka”, tha 25-vjeçari.
Komentuesit e kanë konsideruar arrogante dhe të papranueshme këtë sjellje.
Victor Micula është një 25-vjeçar nga Rumania, i cili 6 muajt e fundit ka jetuar në Zvicër. Sipas raporteve të mediave të huaja, 25-vjeçari shkonte në shkollë me helikopter në mënyrë që të flinte më shumë në mëngjes.
Babai i tij, Viorel Micula ka biznese në industrinë ushqimore, pa pasuri të patundshme, në media dhe në turizëm. /tvklan.al