Marka luksoze “Bottega Veneta” sjell një mori çantash të stileve të ndryshme, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen së fundmi është “Hop Bag”.Kaq e bukur dhe komode, çantën e kemi parë tek modelja e njohur Hailey Bieber. Duket se ajo e ka përzgjedhur si më idealen, pas ardhjes në jetë të djalit të saj Jack Blues Bieber.

Këtë lloj çante shumë të kushtueshme ajo e ka në ngjyra të ndryshme, të cilat i kombinon në bazë të veshjeve. Më 5 janar, ajo u fotografua me çantën në ngjyrë “karamel”, që e kishte stiluar me xhaketën lëkurë dhe xhinset e gjera nga “The Row”. Ndryshe nga shumica “Hop Bags”, të cilat vijnë me lëkurë ‘mat’, Bieber e ka atë me një teksturë kamoshi, që pritet të jetë një nga trendet e këtij dimri.

Është e madhe dhe padyshim është perfekte sidomos për nënat, pasi mund të fusësh kaq shumë gjëra në të. Megjithatë s’mund ta lëmë pa thënë se kushton plot 4900 dollarë!

/tvklan.al