Arta Dade: “Sali Berisha dje dorëzoi në Pragë kontributin dhe angazhimin afatgjatë edhe të Partisë Socialiste duke bërë show-n e radhës në mënyrë që ta përdorë këtë si kartë elektorale dhe padyshim që kjo nuk mund të ndodhë për qeverinë e dështuar të Sali Berishës dhe nuk mund t’i shtojë asnjë kredit dështimeve të kësaj mazhorance, sepse është e qartë për opinionin vendas dhe të huaj që personalisht Sali Berisha ka qenë faktori frenues i proceseve të integrimit në Bashkimin Evropian. Sigurisht Sali Berisha as nuk i ka përmbushur këto reforma dhe as nuk do të ketë më mundësi që t’i vonojë ato. I ka mbetur vetëm mundësia e organizimit të zgjedhjeve konform standardeve që të largohet nga pushteti pa dëmtuar më tej imazhin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”./tvklan.al