Jasir Asani është dilema e madhe në Kombëtaren Shqiptare për sfidën me Ukrainën. Sulmuesi luajti vetëm për gjysmë ore në barazimin pa gola ndaj Republikës Çeke, me ekzaminimet mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e lëndimit.
Kombëtarja Shqiptare u rikthye në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur të martën e 19 Nëntorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës.
Ndërsa lojtarët të cilët luajtën titullar bënë vetëm punë në palestër dhe fizioterapi.
Kombëtarja do të mbyllë të hënën përgatitjet për duelin e fundit ndaj Ukrainës.
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 15:45. Stërvitja zyrtare në orën 16:30.
Klan News