Sean “Diddy” Combs do të dëshmojë përpara gjykatës për çështjen e hapur kundër tij për skandalin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Reperi po mbahet në një burg në Nju-Jork dhe po  akuzohet edhe për bashkëpunim në skema kriminale dhe transportimin e personave për t’i shtyrë në prostitucion.

Avokati i tij, Marc Agnifilo deklaron se Combs do të vetëmbrohet përpara jurisë dhe gjykatësit në një dokumentar që do të transmetohet në Tubi. Agnifilo shprehet me vendosmëri se askush nuk mund ta mbrojë reperin më mirë se vetë ai dhe “mezi po pret” ta bëjë.

Në podium, Combs mund të përballet me pyetje nga avokatët për rrahjen e ish të dashurës së tij, furnizonte me drogë, festa e çmendura dhe madje përballet me akuzat për hedhjen në erë të një makine.

Dëshmia është një strategji kyçe që mund të rezultojë në një moment kulmor në gjyqin që mund ta dënojë Combs për të paktën 15 vite nëse dënohet për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Dokumentari “The Downfall of Diddy: The Indictment” nuk ka ende një datë publikimi, por premton të ngrejë çështje të cilat nuk janë bërë publike.

Combs ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin duke pritur gjyqin ndërsa në qeli ndodhet me mashtruesin e kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried. Mediat e huaja raportojnë se ai nuk po konsumon as ushqim pasi ka frikë nga helmimi.

Burgu ku ai ndodhet gëlon nga minjtë, të burgosurit e dhunshëm dhe ka probleme me stafin ndaj është larg rezidencave luksoze të Combs në Majami dhe Los Anxheles. Në këtë burg ka 1600 të burgosur, përfshirë kapo bandash kriminale dhe të famshëm të tjerë. Personazhe të njohur që kanë qëndruar aty janë R Kelly, Fatty Wap dhe Ghislaine Maxwell.

Combs u arrestua të hënën e shkuar dhe i është mohuar e drejta e lirimit me kusht në këmbim të 50  milionë dollarëve. Prokurorët thanë se ai është një rrezik për komunitetin dhe i kërkuan gjykatësit ta mbante në qeli. Combs akuzohet se ka qenë në krye të një perandorie krimesh seksuale, por i mohon të gjitha./tvklan.al