Kristjan Asllani ishte padyshim heroi i kombëtares sonë në fitoren ndaj Gjeorgjisë. Mesfushori shënoi golin e vetëm dhe atë me vlerën e 3 pikëve në Tbilisi për të ruajtur një statistikë interesante. Për 22-vjeçarin ky ishte goli i tretë në karrierën me kombëtaren, teksa një fakt është se sa herë Asllani realizon, kuqezinjtë arrijnë të fitojnë.
Kjo ka ndodhur për herë të parë në miqësoren e muajit Nëntor 2022 kundër Armenisë. Përfaqësuesja jonë triumfoi 2-0, e ku Asllani shndërroi në gol penalltinë që vulosi fitoren.
Edhe një vit më pas, ekzaktësisht në qershorin e 2023, Asllani shënoi në mënyrë spektakolare në portën e Ishujve Faroe. Mesfushori lëshoi një të majtë nga distanca që për fatin e mirë përfundoi në rrjetë në atë fitore 3-1, për t’i hapur udhë kualifikimit në Kampionatin Europian 2024.
Këtë herë, Asllani shënoi në portën e Gjeorgjisë jo vetëm për të rrëmbyer 3 pikë në Tbilisi, por edhe për të thyer mallkimin në shtëpinë e kësaj skuadre.
Klan News