Sulmi amerikan kundër bazës ajrore siriane të Al Shariat është një veprim i papërgjegjshëm dhe idiot. Ka qenë ky reagimi i parë zyrtar i presidencës siriane pas ndërhyrjes amerikane.

“Ajo që Amerika po bën nuk është asgjë tjetër përveçse një sjellje e papërgjeshme dhe idiote që dëshmon miopinë dhe verbërinë politike dhe ushtarake përballë realitetit”.

Ndërkohë dhe një nga këshilltarët e presidentit sirian ka reaguar duke thënë se, Damasku do të reagojë ndaj agresionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Trump urdhëroi bombardimin e objektivave të ushtrisë siriane të enjten, në përgjigje ndaj sulmit me armë kimike të forcave të Asadit ndaj qyteteve të kontrolluara nga forcat opozitare. Pentagoni tha se 59 raketa Tomahawk u lëshuan nga anijet e marinës amerikane në Mesdhe.

Trump deklaroi se kishin goditur bazën ajrore, nga e cila qeveria siriane nisi sulmin e të martës, duke lënë të vdekur 6 ushtarakë dhe plagosur 7 të tjerë.

Rusia në krahun tjetër, e cila ka mbështetur qeverinë siriane, e dënoi sulmin amerikan ndaj Sirisë./tvklan.al