Atletico Madrid është një nga klubet më aktive në këtë merkato vere. Spanjollët kanë bërë afrime të shumta në skuadër, në të gjitha repartet.

“Los Colchoneros”, kanë njoftuar këtë të martë, afrimin e portierit, Juan Musso. Argjentinasi vjen nga skuadra e Atalantës, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2021.

30-vjeçari është bashkuar me Atletico Madrid në huazim për një sezon. Musso do të jetë zëvendësuesi i Jan Oblak te madrilenët dhe nuk pritet të ketë shumë minuta.

Në rast të ndonjë dëmtimi të sllovenit, do të rriteshin mundësitë për më shumë minuta për Musso-n. /tvklan.al