Konflikti banal, 45-vjeçari u shpëton plumbave
Mund të kishte përfunduar në tragjedi një sherr banal në një familje në lagjen Ferr-Shkopet të Kurbinit. Pas debateve me fjalë, një 72-vjeçar qëlloi me pistoletë në drejtim të djalit të tij.
Fatmirësisht 45-vjeçari u ka shpëtuar plumbave. I moshuari u vu në ndjekje dhe u arrestua pas disa orësh nga policia.
Tv Klan