Sulmuesi shënon 2 gola në fitoren e Sturm Graz
Në pritje të pjesës së dytë të sezonit në Austri, Bekim Balaj po tregon se është në formë.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist me 2 gola të shënuar në fitoren 3 – 1 të Shturmit të Gracit me skuadrën slloneve Domzhale.
Balaj përcaktoi suksesin e ekipit të tij, duke realizuar brenda gjysmë ore lojë.
Ndeshja e parë zyrtare e Shturmit për 2020 do të jete ndaj Laskut me 8 shkurt në Kupën e Austrisë.
Tv Klan