Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Kjo u bë e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që njoftoi se sulmuesi i komunikoi vendimin e tij për tu tërhequr nga Shqipëria, trajnerit Silvinjo dhe stafit të tij.

Me Kombëtaren kuqezi, Balaj u aktivizua në 48 ndeshje, ku shënoi edhe 9 gola. Padyshim më i veçanti, ishte goli i parë, që erdhi në një fitore historike ndaj Portugalisë, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2016.

Goli i Balajt në atë ndeshje, i dha fitoren Shqipërisë dhe hapi rrugën për kualifikimin historik në Europian.

Gjithashtu lojtari, ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, ku luajti në ndeshjen ndaj Rumanisë, që kuqezinjtë fituan 1-0.

Balaj aktualisht është pjesë e Vllaznisë në kampionatin shqiptar, aty ku është kthyer në një futbollist shumë të rëndësishëm dhe lider i skuadrës. /tvklan.al