Koha kalon e Lamin Jamal bëhet edhe më i zoti në fushë. Sukseset vetëm shtohen për yllin e Barcelonës, i cili është shndërruar në pikë referimi për katalanasit.
Që nga nisja e sezonit, në pesë takime 17-vjeçari ka shënuar 3 gola e ka dhënë 4 asiste. Ai ka qenë i përfshirë në 12 raste në realizimin e golave. Te Barcleona e dinë mirë se një futbollist me potencial të tillë është kthyer në dëshirën e shumë klubeve të mëdha.
Dhe drejtuesit e klubit po mendojnë që të bëjnë një kontratë të re, që edhe ta kënaqë futbollistin, por edhe t’u largojë atyre shqetësimet për një largim të tij. Ideja e drejtuesve është që ylli i Spanjës të nënshkruajë një kontratë profesionale kur të mbushë 18 vjeç deri në vitin 2030. Dhe me kushte ekonomike në përputhje me vlerën e futbollistit dhe performancën që ai ofron. E kjo përkthehet me një rrogë të çmendur!
Në të kundërt, klube si PSG janë gati që të bëjnë oferta faraonike. Në merkaton e verës, klubi parisien ofroi 250 mln euro për kartonin e Jamal, por që u refuzua menjëherë nga blaugranat.
Barcelona e së ardhmes do të bazohet te lojtarë që janë rritur në klub. Drejtuesit do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me futbollistë të tjerë me potencial si Fermin, Kubarsi dhe Gavi.
Klan News