Napoli dhe PSG-ja kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për transferimin e sulmuesit Khvicha Kvaratskhelia.
Në arkat e klubit italian do të shkojnë rreth 75 milionë Euro, ndërsa mungojnë vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur.
Ylli gjeorgjian ka dhënë miratimin prej kohës, për tu transferuar në kryeqytetin francez. Te Napoli kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin.
Italianët kanë “piketuar” Alejandro Garnacho nga Manchester United, për të cilin anglezët kërkojnë 45 milionë Euro.
Alternativë është edhe Federico Chiesa, në huazim nga Liverpool deri në fund të sezonit. /tvklan.al