Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen ditën e nesërme pjesë e protestës së opozitës në orën 10:00 para sallës së seancave plenare.

Gazment Bardhi: Ne si opozitë kemi bërë atë që bën çdo opozitë e përgjegjshme. Apeloj çdo qytetar që të marrë pjesë nesër në protestën e orës 10:00 përpara sallës së seancave plenare duke shprehur vendosmërinë tonë që nuk pajtohemi kurrë që qeveria e një vend anëtar të NATO-s të miratojë ligje, të fuqizojë grupet më të rrezikshme kriminale në vend.

Më tej, Bardhi i ka bërë thirrje kryeparlamntares Nikolla për kërkesën e tyre për mocion me debat në seancën plenare të ditës së nesërme.

Gazment Bardhi: Gjej rastin t’i bëj thirrje kryetares së Kuvendit që të respektojë kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Kërkesa e grupit parlamentar për zhvillimin e mocionit me debat për një temë që shqetëson deputetët, është detyrimisht e pranueshme dhe e vetmja gjë që duhet të bënte, të kishte mbledhur Konferencën e Kryetarëve me këtë rend dite për të përcaktuar kohën e debatit. Nëse vlerëson se do të ja hedhë sa herë Edi Rama ka qenë në vështirësi, duke injoruar kërkesat e grupit të PD-së po e paralajmëroj se kjo do të ishte e papranueshme për grupin tonë parlamentar.

/tvklan.al