Bayern Munich nderon edhe njëherë ikonën e klubit, Franz Beckenbauer. Gjiganti i futbollit gjerman ka vendosur të tërheq fanellën me numrin 5-të. Ish-futbollisti, trajneri dhe më pas president i klubit la një shenjë të paçmueshme te bavarezët, çka detyroi drejtuesit aktual për të mos përdorur më numrin e veshur nga Beckenbauer. 

Numri 5 mbetet i rezervuar për një trashëgimi unike, sepse klubi dhe historia është e paimagjinueshme pa të. Ju e bëtë klubin atë që është sot, një sinonim për suksesin më të madh të mundshëm, stil unik dhe humanizëm të madh. Ju i dhatë Bayern karizmën që ndikon edhe sot”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Momentalisht, asnjë futbollist i Bayern Munich nuk mban numrin 5-të. Benjamin Pavard luajti për herë të fundit me këtë fanellë, para se të transferohej te Interi në verën e vitit 2023. Beckenbauer ndërroi jetë në fillim të këtij viti në moshën 78-vjeçare pas një beteje të gjatë me disa sëmundje. Ai është një ikonë e futbollit gjerman, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe fituar 104 ndeshje me Gjermaninë Perëndimore, ku arriti të triumfojë në Botërorin e vitit 1974 si futbollist dhe 16 vite më vonë në pankinë.

I ashtuquajtur si ‘Mbreti’, ai bëri diferencën gjatë periudhës si lojtar, ku aktivizohej në qendër të mbrojtjes dhe shfaqej elegant dhe dominues falë sigurisë që sillte në prapavijë. Në karrierën e magjishme, 78-vjeçari mori edhe çmime të rëndësishme individuale, ku bien në sy dy Topa të Artë, në vitin 1972 dhe 1976. Gjithashtu ai ka fituar një Kampionat Europian, 5 Bundesliga, 4 Kupa Gjermanie, për t’u përfshirë edhe në mesin e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit botëror.

Klan News