Dy gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet iraniane dhe viktimat janë Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe nje gjykates tjeter i Teheranit. Ndërsa motivi i sulmit në Pallatin e Drejtesisë është ende i paqartë.
Mësohet se të dy gjyqtarët ishin përfshirë prej kohësh në raste të sigurisë kombëtare, që lidhen me spiunazhin dhe terrorizmin.
Klan News