Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Republika e Shqipërisë nuk e ka luksin për të humbur kohë për kryerjen e detyrave që i ka caktuar BE. Ai theksoi edhe elementin llogaridhënës të institucioneve.

“157 institucione kanë detyrat e tyre në këtë proces, 32 prej të cilave në këtë proces të negociatave që ka të bëjë me kapitullin e themeloreve nuk kanë asnjë varësi nga qeveria. 0! Qeveria ka pjesën e saj, gjyqësori po ashtu dhe të gjitha autoritetet e tjera. Janë 588 masa të cilat lidhen me shtetin e së drejtës, ku 59% i ka pushteti gjyqësor dhe institucionet e drejtësisë.”

Sipas kreut të qeverisë, nevojitet koordinim dhe harmonizim në mënyrë që avancimi drejt përfundimit të negociatave të jetë uniform.

“Nuk kemi një hapësirë politike të bashkuar në këtë pikë! Por ama, kemi pamundësinë sot për të pasur një mendje për reformën në drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë. Sepse ka dy qasje të kundërta. Mirëpo, nga ana tjetër kemi fatin e madh që është i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga ata që hynë në ëndrrën e demokracisë në kushte të ngjashme, por përfunduan më keq se sa e nisën. Ky fat quhet Bashkimi Evropian. Është fati ynë shumë i madh, për të pasur një vend ku liria individuale, rendi ligjor dhe insittucuonet demorkatike janë të garantuara”, tha ai.

/tvklan.al