Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës. Ai është takuar mëngjesin e kësaj të mërkure me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, Begaj pritet të ketë takime të veçanta edhe me Kryeministrin, Albin Kurti, si dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të mbahet të mërkurën, më 12 Qershor, për 25-vjetorin e çlirimit.
Më pas, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të jetë i pranishëm në Parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të zhvillohet në nder të Ditës së Çlirimit si edhe në pritjen shtetërore që organizohet me këtë rast./tvklan.al