Më shumë se 12 sulme ajror u raportuan në Bejrut gjatë gjithë natës, pasi ushtria izraelite paralajmëroi njerëzit në një periferi jugore që të evakuoheshin.
Shpërthime pati gjatë gjithë natës, ndërsa tymi u pa gjithashtu të ngrihej mbi ndërtesa pranë aeroportit.
Forcat izraelite intensifikuan sulmin e tyre edhe mbi kufirin në Libanin jugor.
Hezbollahu tha se ishte përfshirë në luftime intensive në terren me forcat izraelite, dhe se ka vijuar hedhjen e dhjetëra raketave në bazën ajrore pranë qytetit të Haifës.
Ndërkaq më në veri, në qytetin libanez të Tripolit, sulmet izraelite vranë një udhëheqës të Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë deri më tani në sulmet e Izraelit në të gjithë vendin, duke përfshirë 127 fëmijë dhe 261 gra, ndërsa më shumë se 1.2 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë.
Përballë frikës për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Liban, shtet e ndryshme nga mbarë bota kanë përgatitur operacionet emergjente për të evakuuar qytetarët e tyre nga Libani.
E para që nisi këto operacione ishte Korja e Jugut, e cila me dërgoi një avion ushtarak duke evakuuar 97 qytetarë të saj.
Tv Klan