Benfica është në telashe serioze. Klubi portugez është në qendër të një skandali, me akuzat për korrupsion dhe mashtrim tatimor, gjatë periudhës 2016-2019.
Siç bëhet e ditur nga Portugalia, çështja është bërë tepër serioze dhe pasojat mund të jenë të mëdha.
Prokuroria ka propozuar një përjashtim të skuadrës nga çdo aktivitet sportiv, për një periudhë nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Drejtuesit e Benfica-s në periudhën 2016-2019, kanë transferuar fonde dhe asete të tjera me vlerë sportive, përmes kompanive fiktive dhe në këmbim merrnin favore sa i përket rezultateve sportive.
Ish-presidenti i klubit, Luis Felipe Vieira, u largua nga Benfica në vitin 2021, pasi ishte pjesë e skuadrës prej 18 vitesh. Ai u arrestua nga policia, në kuadër të hetimeve për korrupsion në futbollin portugez. /tvklan.al