Në mes të nëntorit emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problematikën e mungësës së pedagogëve të lëndëve të caktuara në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Një student tha se në degën Mekanikë e Impianteve Industriale dhe Bujqësore po zhvillohen lëndë që s’kanë lidhje me degën ku studiojnë dhe pedagogët nuk janë për këtë degë. Në vend të mësojnë për makinat, studentët mësojnë për shtëpitë e për ndërtimet.

Nëpërmjet një videoje të regjistruar në klasë, pedagogia Blerta Gërmënji pranoi se nuk ka lidhje lënda me degën, por kështu është vendosur nga drejtuesit. Pedagogu Justim Mihani jep Vizatim Inxhinierik dhe Cad, por sipas studentëve mësohet për shtëpitë. Rezarta Cara jep teknologji materiale por për ndërtim, ndërsa Blerta Gërmënji jep elektrikën.

“Stop” kërkoi ta verifikonte situatën, por asnjë nuk ishte në universitet, as përgjegjësja e departamentit, as dekania dhe as rektori. Pas transmetimit, studenti denoncues dërgon një mesazh ku thotë se problematika u zgjidh. Në degën e Mekanikës kanë shkuar pedagogët përkatës dhe tashmë bëjnë mësim të rregullt vetëm nxënësit që i përkasin asaj dege./tvklan.al