Vjeshtën e këtij viti pranë universitetit të Durrësit do të integrohet një institut studimesh profesionale që krahas arsimimit do të mundësojë dhe punësimin e studentëve. Falë një projekti të GTZ-së në vendin tonë është bërë e mundur marrja e eksperiencës gjermane në arsimimin profesional.

Bëhet fjalë për kurse 3-vjeçare ku studentët e kanë të garantuar punësimin edhe në mbarimin e studimeve.

Genc Pollo: “Dje Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e fakultetit të studimeve të integruara me praktikën pranë universitetit të Durrësit, me shkurtimin Fast TIP. Do të tentohet që cilësia e diplomave, që kualifikimet e të diplomuarve të jenë më afër ekonomisë së tregut, sektorit privat në Shqipëri.”

Ndërsa ambasadori gjerman në vendin tonë, theksoi ndihmën e dhënë për shtetin shqiptar.

Bernd Borchardt: “Shqipëria është një ndër vendet kryesore me të cilat bashkëpunojmë, në asnjë vend tjetër të botës nuk kemi dhënë kaq shumë ndihma financiare për banorë se sa në Shqipëri.”

Ky institut do të ketë degët e menaxhimit të bankave, të hoteleri turizmit dhe të menaxhimit ë ndërmarrjeve të vogla./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro