Ministri Ilir Beqaj është qëlluar me vezë dhe domate nga disa të rinj, jashtë ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të rinjtë kanë qëlluar makinën në të cilën gjendej Ministri Beqaj, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruhej:
“Nuk kalon, suksese në jetë”.
Ky incident vjen pak ditë pas publikimit të bisedën telefonike të Beqaj me ish – kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj në emisionin investigativ “STOP”.
Hajdarmataj e akuzon Ministrin se e ka hequr nga puna vetëm sepse nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të partisë.
Por Beqaj nga ana e tij e ka mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se shkarkimi ishte bërë për shkelje ligjore, për pagesë të një punonjësi pa u paraqitur në punë./tvklan.al