Në tryezën mbi çështjet e sigurisë dhe rendit, kreu demokrat Berisha premtoi se me rikthimin e tij ne pushtet do të ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe largimin e të inkriminuarve nga Policia e Shtetit.

Berisha tha se në një afat kohor 16-mujor do të bëhet çmontimi i të gjitha grupeve dhe organizatave kriminale.

Berisha e ka akuzuar Edi Ramën për krijimin sipas tij të një narkoshteti si dhe për inkriminimin e Policisë së Shtetit duke rekrutuar persona të inkriminuar për të forcuar pushtetin e saj.

Klan News