Në një kohë që nga zgjedhjet e ardhshme na ndajnë rreth një vit, PD e drejtuar nga Sali Berisha ka hartuar planin për Programin Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor. Ish-Kryeministri u zotua për rritje të pagave për mësuesit dhe për investimet në infrastrukturën e arsimit.
Sali Berisha, ish-kryeministër: Dyfishim dhe objektiv drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë ndër 1300 Euro në arsimin shqiptarë. Nuk do të ketë rrogë ndër 2000 Euro në universitetet e vendit.
Në programin e PD përfshihet përgjysmimi i tarifave për studentët në universitetet publike si dhe heqjen e tarifave për arsimin profesional.
Sali Berisha, ish-kryeministër: Do të shndërojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime.
Ish-kryeministri thotë se qeveria “Rama” shkatërroi sistemin e arsimit.
Sali Berisha, ish-kryeministër: Braktisi përpjekjen për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe për rrjedhojë pati atë rrokullisje që nuk e ka njohur asnjë vend tjetër.
PD e drejtuar nga Berisha ka nisur punën për hartimin e programit me të cilin do të kërkojë votën e qytetarëve, por për selinë blu mbetet sfidë riorganizimi i strukturave në të gjithë vendin.
Klan News