Ish-kryeministri: Partia Demokratike ishte me sloganin “Lironi vëllezërit tanë”

Deklaratave të kryeministrit Rama në podcastin e radhës se Sali Berisha nuk donte që të burgosurit politikë të liroheshin, ish-kryeministri u është përgjigjur në rrjetet sociale, duke e konsideruar shprehjen e radhës. Në një postim në llogarinë e tij në facebook, Berisha thotë se slogani i PD ka qenë gjithmonë “Lironi vëllezërit tanë” dhe se ka denoncuar në arenën ndërkombëtare mashtrimet se Shqipëria kishte vetëm  100 të burgosur politik.

“Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilët nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.  

Klan News