Edi Ramën e akuzon jo vetëm për kapje të drejtësisë me burgosjen e Ervin Salianjit, por edhe për marrje të kompetencave kushtetuese të Kuvendit, duke i hequr mandatin e deputetit në seancën plenare të së hënës.
“Duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues, antiligjor, vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit në Shqipëri, Edi Ramës, për burgosjen e deputetit Ervin Salianji”.
Jo më pak i ashpër Sali Berisha ishte edhe ndaj ministrit të Brendshëm, vetëm pak orë pasi policia paditi penalisht në SPAK deputetët e Partisë Demokratike.
“Dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë, për një Shqipëri të shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira”.
Ndërkombëtarëve, të cilët dënuan aktet dhe tensionet në kuven i kujtoi se opozita nuk mund të heshtë para dhunës politike.
“Ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një akt-akuze ndaj të atyre që mbrojnë narkoregjimin e Edi Ramës”.
Pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për të ndalur përshkallëzimin e situatës në vend, nga të vetët kërkoi mobilim maksimal për protestën e 7 Tetorit.
“Të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në katër anët e vendit”.
Paralajmëroi destabilitet, ku në vend të fjalëve, do ketë veprim.
“Pa zgjedhje të lira, Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet”.
Prerazi tha se opozita nuk do të braktisë institucionet, teksa shpjegoi edhe arsyet e kërkesës së demokratëve për ngritjen e Komisionit të së Vërtetës.
“Shqiptarët do të lebetiten kur të dëgjojnë të vërtetura këto lidhje. Nga 60 mijë telefona të koduar në Europë e botë, 15 mijë kanë qenë në duar të shqiptarëve, 8 mijë prej tyre në duart e pushtetarëve shqiptarë, nga të cilët 73 në duart e zeza të Ramës dhe punonjësve të tij në Kryeministri”.
Derën e bashkëpunimit e ka të mbullyr për Lulzim Bashën, të cilit nuk ia kurseu edhe në këtë dalje ironinë.
“Papagaj të Edi Ramës, që u hedh nga një copë ushqim në kafaz”.
Opozitën e ftoi të bashkohet, teksa drejtues të saj u mblodhën në selinë blu vetëm pak ditë përpara protestës së 7 Tetorit.
Tv Klan