Sali Berisha është i bindur se mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës janë shkëmbyer kode mafioze që tregojnë betejën që po zhvillohet mes tyre për të ndikuar në hetimin pasuror që ka nisur për kryebashkiakun e Tiranës dhe familjarëve të tij.
Në bashkebisedimin virtual që në fundjavë zhvillon me ndjekësit e tij, Berisha paralajmëron se demokratët kur të vijnë në pushtet do të bëjnë një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë.
Berisha përbetohet se çdo patronazhist që do të përfshihet në manipulim të zgjedhjeve do të përfundoje përpara drejtësisë.
Një kërkesë tjetër veç qeverisë teknike që thotë se ka mbështetje ndërkombëtare dhe nga rezolutat e të djathtës europiane dhe amerikane do të kërkojnë dhe ndryshim të Kushtetutes për të rikthyer koalicionet parazgjedhore.
Tv Klan