Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Socialistët nuk shkojnë në Vlorë për mbledhje apo takime me popullin, por për të vallëzuar në diskoteka. Kështu e ka përkufizuar zhvillimin e mbledhjes së KPD socialist në qytetin bregdetar, kryetari i PD Sali Berisha. Ndërsa përsa i përket vajtjes së socialistëve atje Berisha nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Nuk e di njëherë shkuan të gjithë apo mbetën rrugës, sepse e kishin me mëdyshje, gjë e cila më bëri përshtypje se ata as për vende mbledhjesh nuk gjejnë dot pëlqimin. Mora vesh nga shtypi se ata kanë në program një diskotekë, kaq mund të them”.
Gazetarja:- Mendoni se do ti përkrahin vlonjatët?
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Po të dalin në shesh, atë duhet ta llogarisin ata vetë, unë nuk kam djeni për programin e tyre. Ata kanë përkrahësit e tyre, mirpo unë kam vënë re se ata preferojnë më shumë diskotekat për të përcjell mesazhet tëk përkrahësit. Tani se sa u bënë xhelozë nga vajtja ime në Vlorë, lexoni deklaratat e tyre përpara vajtjes, po ato janë krejt të pa rëndësishme”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego