Berisha vlerëson raportin e KE-së: Raporti më unik krahasuar me të tjerët

Sali Berisha: “Ky është raporti më i mirë, më inkurajues i Komisionit Evropian për vendin tonë. Dhe siç u shpreh dhe nga drejtues të këtij komisioni, ky raport në përmbajtjen e tij, dëshmon se marrëdhëniet Komisionit Evropian dhe Shqipërisë janë marrëdhënie inkurajuese. Ky raport është unik në të gjitha raportet e lëshuara gjer sot mbasi fakton me një mekanizëm themelor se demokracia në Shqipëri funksionon. Ky është raporti i parë në historinë e vendit që bën fjalë për zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Me këtë raport, bazuar në raport të tjera të vlerësimit të zgjedhjeve. Shqipëria del nga lista e vendeve me zgjedhje të kontestueshme. Kur sot zoti Edi Rama, vlerësoi raportin dhe shprehu vlerësimin e tij. Por natyrisht shpresoj dhe uroj që raportin ta lexoj në përmbushje të të gjitha detyrimeve që ai ka, që ne kemi. sepse ky raport përbën një program të madh pune, ndaj dhe shfrytëzoj rastin ta ftoj këtu zotin Rama, të autorizoj partinë e tij të marrë pjesë në parlament, të vazhdojmë së bashku reformën zgjedhore, reformën për mekanizmin themelor të demokracisë në Shqipëri, e garantoj se kjo shumicë nuk do ta ndjejë vetën të tijën, por përkundrazi do ti japë opozitës zërin kryesor në këtë reformë. Do të miratoj me konsensus të gjitha propozimet e tij dhe të PS-së që kanë të bëjnë me sugjerimet e raportit të OSBE/ODIHR-it. Unë jam sot këtu para jush për t’u zotue se raporti nga qeveria ime do të lexohet para së gjithash dhe mbi të gjithash për arritjet që mungojnë dhe për arritjet që duhen në të ardhmen. Do të jetë një program serioz pune për ne dhe për ju, dhe për parlamentin, në mënyrë që në tetorin që vjen ne të kemi përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky raport. Lufta kundër korrupsionit cilido që të jetë çmimi i kësaj lufte do të jetë përparësi e të gjitha përparësive”./tvklan.al