Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në New York.

”Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”, shkruan Veliaj.


/tvklan.al