Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan rikthimin e pengjeve që mbahen në Gaza.
“Ishte një bisedë shumë miqësore dhe shumë e rëndësishme. Ne folëm për nevojën për të përfunduar luftën me fitoren e Izraelit dhe biseduam gjerësisht për përpjekjet që po bëjmë për të liruar pengjet tona”, tha Netanyahu.
Zyrtarët izraelitë kanë treguar se një marrëveshje mund të arrihet në më pak se dy javë me Hamasin. Mediat izraelite shkruajnë se kryeministri i tha presidentit të zgjedhur se SHBA se duhet të ushtrojë presion mbi negociatorët që të bien dakord për lirimin e një numri të madh pengjesh.
Ndërkohë këtë javë i zgjedhuri i Trump si i dërguari special për çështjet e pengjeve Adam Boehler do të vizitojë Tel Avivi. Sa i përket sulmeve izraelite në Siri, Netanjahu tha se bëhen me qëllimin për të parandaluar kërcënimet e mundshme nga Siria.
Nga ana tjetër qeveria e Izraelit ka miratuar një plan për të inkurajuar zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë e pushtuara të Golanit, disa ditë pasi pushtoi më shumë territor sirian pas përmbysjes së liderit, Bashar al-Assad.
Klan News