Këto janë pamjet e një aksidenti të frikshëm të ndodhur në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shihet se një makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë kalon mes për mes rrethrrotullimit duke “fluturuar” në ajër.
Automjeti tip BMW drejtohej nga një vajzë 27-vjeçare në gjendje të dehur. Mjeti u përplas me një gur të madh në rrethrrotullim dhe “fluturoi” në ajër për disa metra, dhe më pas përplasi disa makina të tjerë të parkuara në anë të rrugës.
Pavarësisht goditjes së fortë, shoferja doli nga automjeti pa asnjë dëmtim. “Jam mirë” ishin fjalët e para të saj. Për fat të mirë, asnjë person tjetër nuk u lëndua.
Sipas mediave amerikane, 27-vjeçarja po drejtonte makinën me shpejtësi më të madhe se 140 km/h.
“Menduam se ishte shpërthim dhe dolëm të gjithë të shikonim. E gjithë lagjia kishte dalë dhe pamë gruan që doli nga makina sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha një banor i zonës.
27-vjeçarja u arrestua nga policia për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe iu vendos lirimi me garanci pasurore 30 mijë Dollarë. Hetimet e policisë janë duke vazhduar. /tvklan.al