“Jemi gati të negociojmë për ligjin e sponsorizimeve”
Armand Duka takohet me Kryeministrin dhe duket se ky është sinjali që Superliga është pranë nisjes.
“Sot kam pasur një takim me Kryeministrin dhe më premtoi se do e marrë në konsideratë”, u shpreh Presidenti i FSHF Armand Duka.
Por a do të ulë Liga e Futbollit pretendimet e saj, ndoshta duke pranuar edhe propozimin e Ministrisë së Financave për ligjin e sponsorizimit.
“Nuk bëhet fjalë për ulje nuk biem dakord me propozimin e Ministrisë. Ajo nuk prodhon. Teorikisht propozojnë të njëjtën shifër, por në fakt është zero, ka barcaletë teorikisht dhe faktikisht”, tha Duka.
Pritet që Kryeministri të konsultohet me ekspertët e Ministrisë së Finacave për kërkesat e komunitetit të futbollit. Nga ana tjetër, vendimi i nisjes ose jo i kampionatit të ri, i përket presidentëve të klubeve.
Tv Klan